Katër trajnerë për kurorën e më të mirit të vitit, Ilir Daja sqaron mungesën e tij: Ishte një vendim i imi

Abissnet Superiore | 11 muaj më parë

“Ju e dini që kam një raport të ulët me mediat apo spektaklet, ka qenë një vendim i imi dhe arsyet nuk kam përse ti them. Pra ka qenë një vendim i imi që të mos marr pjesë në këtë event”.

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, pas ndeshjes së humbur 1-2 përballë Egnatias në “Air Albania” ka sqaruar mungesën e emrit të tij në listën me 4 emra në garën për kurorën e më të mirit të vitit.

Në intervistën e tij për “Super Gol” në RTSH, trajneri ka komentuar dhe sfidën e humbur përballë rrogozhinasve.

“Egnatia kishte më shumë dyluftime të forta se sa ne, është një ekip i pjekur për meritë dhe trajnerit dhe stafit të tij. Më vjen mirë që rikthehet përsëri në stol Tetova, sepse është një trajner që i ka dhënë një pamje tjetër edhe Egnatias dhe ka ndihmuar në ngritjen e futbollit shqiptar”.

“Loja ishte e hapur për të dyja ekipet. Kishim ne më shumë raste, por dhe kundërshtari kishte rastet e veta. Ajo që ne na mungoi si ekip ishin dyluftimet në topa të diskutueshëm, ku Egnatia ishte më potente”.

“Kishim mundësi për të shkuar te goli, por ndoshta finalizimi ishte një anë që çaloi, por dhe ekuilibrat u prishën si për ne ashtu dhe për Egnatian”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme