Kavajë, Spiropali: Të tejkalojmë llogoret politike dhe flamujt partiakë, me qëllim që të votohet për Shqipërinë në BE në 2030

Drejtuesja politike e qarkut Tiranë, Elisa Spiropali, së bashku me kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi dhe Eldi Çepeli, zhvilluan të shtunën pasdite një takim me banorët e lagjes nr. 2 të Kavajës.
Në këtë takim Spiropali ka kërkuar votën e qytetarëve më 11 maj, duke thënë se në këto zgjedhje “edhe Kavaja do të kthehet nga e mbara, për të bërë bashkarisht punë të mira.”
Sipas saj, në këto zgjedhje duhet të tejkalohen llogoret politike dhe flamujt partiakë, me qëllim që të votohet për Shqipërinë në BE në 2030 dhe të shpaloset flamuri Kuq e Zi në Bruksel, mes flamujve të vendeve të Bashkimit Evropian.
“Vota për Partinë Socialiste nuk shkon kurrë dëm, sepse është votë për veten tuaj, për interesin tuaj, është votë për ofertën e të ardhmes evropiane të Shqipërisë. Ndërsa vota për të vetëquajturit “madhështorë”, është votë për rraqet e së shkuarës, të cilët kërkojnë të kthejnë drejtësinë e politizuar dhe të korruptuar. Në këto zgjedhje edhe Kavaja do të kthehet nga e mbara, për të bërë bashkarisht punë të mira. Ne kemi dhënë prova të përkushtimit për Kavajën, prandaj votoni kandidatët tanë, vajzat e djemtë tuaj socialistë, jo bajraktarët politikë që e përdorin Kavajën si pronë të tyre. Në këto zgjedhje të tejkalojmë llogoret politike dhe flamujt partiakë, të votojmë për Shqipërinë në BE në 2030 dhe të shpalosim flamurin kuq e zi në Bruksel, mes flamujve të vendeve të Bashkimit Evropian. Duke qenë se jemi në prag të Pashkës, bashkë me urimet për festën, ju përgëzoj për harmoninë fetare e sociale, si një potencial i madh zhvillimi për Kavajën.”, tha Spiropali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




