KE propozon rifillimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Sirinë

Komisioni Evropian ka propozuar rifillimin e plotë të marrëveshjes së bashkëpunimit të vitit 1978 me Sirinë, duke thelluar angazhimin e tij përpara bisedimeve formale me autoritetet siriane në maj.
Sipas një dokumenti të qarkulluar nga shërbimi diplomatik i BE-së, Bashkimi Evropian synon të rifillojë kontaktet politike formale dhe të hapë rrugën për bashkëpunim më të ngushtë ekonomik dhe në fushën e sigurisë. Dialogu i nivelit të lartë politik pritet të nisë më 11 maj 2026 me autoritetet tranzitore të Sirisë.
Siria, ku shumica e sanksioneve perëndimore u hoqën në fund të vitit të kaluar, po kërkon integrim më të gjerë në komunitetin ndërkombëtar nën presidentin Ahmed al-Sharaa.
Ai udhëhoqi një aleancë fraksionesh rebele islamike që përmbysën ish-liderin Bashar al-Assad në fund të vitit 2024, pas një lufte 14-vjeçare.
Ky propozim vjen në një moment kur Siria po del si një pikë tranziti e rëndësishme, veçanërisht për shkak të krizës energjetike të shkaktuar nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit gjatë konfliktit me Iranin.Propozimi i Komisionit tani duhet të miratohet zyrtarisht nga Këshilli Evropian.
Ky është një ndryshim i rëndësishëm në politikën evropiane ndaj Damaskut, pas viteve të marrëdhënieve të ngrira. Marrëveshja e vitit 1978 synon të forcojë tregtinë, lidhjet financiare, migracionin dhe sigurinë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




