Kërcënimet e Trump, Irani: Hakmarrja jonë do të jetë shkatërruese

Botë | 7 muaj më parë

Mbrëmjen e së dielës, Presidenti amerikan Donald Trump lëshoi kërcënime të ashpra ndaj Iranit, duke paralajmëruar se do të godasë infrastrukturën civile, përfshirë ura dhe termocentrale, nëse Teherani nuk hap ngushticën e Hormuzit deri të martën në mbrëmje.

Zyrtarët iranianë reaguan menjëherë, teksa zëvendësministri i Jashtëm i Iranit u shpreh se hakmarrja e Teheranit do të jetë “shkatërruese”.

 “Nëse civilët tanë goditen, përgjigjja jonë do të jetë shumë më shkatërruese”, tha ai, duke pretenduar kërcënimet e Trump përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Situata në rajon është përshkallëzuar, me sulme ajrore dhe me dronë që kanë prekur Iranin, Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Libanin. Në Teheran janë raportuar goditje mbi universitete dhe zona të banuara, duke shtuar frikën mes qytetarëve.

Diplomacia ndërkombëtare po përpiqet të ndërhyjë, me Pakistanin, Turqinë dhe Egjiptin që po marrin rolin e ndërmjetësuesve. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se pa një armëpushim, bisedimet nuk kanë gjasa të sjellin rezultat.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme