Kërcënimet pas Inter-Juve, Policia këshillon arbitrin La Penna: Mos dil nga shtëpia!

Itali | 9 muaj më parë

Arbitri Federico La Penna u bë çështje pas ndëshkimit me karton të kuq të Kalulu në ndeshjen Inter-Juventus, ku Bastoni simuloi dhe “bilbili” italian gaboi rëndë.

Tani La Penna rrezikon një pezullim të gjatë nga aktiviteti, ndërkohë që në rrjetet sociale ka marrë kërcënime me vdekje dhe për këtë situatë ka bërë një denoncim në polici.

Policia e ka këshilluar arbitrin që ai dhe familjarët e tij të mos dalin nga shtëpia për të shmangur rreziqet e mundshme. Prokuroria e Romës ka hapur një çështje, që po ndiqet nga prokurori Sergio Colaiocco.

Nuk ishte menduar që një gabim i bërë gjatë një ndeshjeje, edhe pse ishte mjaft i rëndë, ta sjellë situatën deri në pikën që arbitri të izolohet në shtëpi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme