Kërcënohet ambasada serbe në Zvicër, Gjuriq: Nuk do të na trembin

Rajon | 2 vite më parë

Kërcënohet ambasada serbe në Zvicër. Lajmi është bërë me dije nga Ministri i Punëve të Jashtme Marko Gjuriq, i cili u shpreh se mesazhet kërcënuese vijnë pas atyre që janë marrë më herët nga ambasadat dhe konsullatat serbe në Gjermani dhe Austri.

“Institucionet tona, Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia e Informacionit të Sigurisë dhe të tjera, janë në kontakt me kolegët e tyre në ato vende. Diplomatët tanë, misionet tona diplomatike dhe konsullore dhe qytetarët tanë janë të sigurt dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me partnerët në komuniteti ndërkombëtar për të shtypur këtë lloj ekstremizmi”, tha ai.

Gjuriq theksoi se Serbia nuk do të frikësohet apo pengohet të veprojë me kërcënime të tilla, kështu që, siç tha ai, çdo ambasadë dhe konsullatë serbe do të jetë një zyrë e vogël për Kosovën që do të flasë për shkeljen e të drejtave të serbëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme