Kina rrit tarifat për mallrat amerikane në 125%

Kina ka rritur tarifat e saj ndaj importeve amerikane nga 84% në 125%.
Ministria e financave e Kinës raportohet të ketë thënë se nëse SHBA këmbëngul të vazhdojë të cenojë interesin e Kinës në mënyrë thelbësore, Kina do të marrë me vendosmëri kundërmasa dhe do të luftojë deri në fund.
Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga e shtuna (12 prill).
Kundërsulmi i Pekinit pason shpalljen e tarifave të SHBA-së prej 145% për produktet kineze, me dy ekonomitë më të mëdha në botë që duket se janë të bllokuara në një luftë tarifore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




