Klosi: Aleanca mbron hapësirën e vendeve të saj, rreziku me raketa jashtë fokusit
Deputeti i PS-së, Blendi Klosi, deklaroi se Shqipëria nuk është e vetme përballë sulmeve, duke theksuar se vendi është pjesë e një aleance të gjerë ndërkombëtare.
Ai nënvizoi se angazhimi i Shqipërisë në aleancë, përfshirë mbështetjen ndaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sjell përfitime si në kohë të mira ashtu edhe në momente të vështira.
Duke folur për sigurinë kombëtare, Klosi theksoi se rreziku nga sulmet me raketa mbetet jashtë fokusit të drejtpërdrejtë për Shqipërinë, ndërsa mbrojtja ajrore garantohet nga aleanca. Megjithatë, ai apeloi për rritjen e vëmendjes ndaj çështjeve të brendshme, veçanërisht në ruajtjen e tolerancës fetare dhe distancimin nga ekstremizmi.
“Besoj se është një thirrje për të rindezur vëmendjen e opinionit por padyshim Shqipëria është bërë pjesë e aleancës, është bërë pjesë e luftës, pjesë e mbështetjes së SHBA dhe kjo nuk është vetëm një drejtim, ne i mbështesim dhe nuk presim gjë. Padyshim qenia pjesë e një aleance do të krijoj që të jesh në të mirë dhe në momente të vështira. Mendoj që bëhet për një rritje të vëmendjes lokale për sa i përket grupeve të lidhura. Goditja me raketa mendoj që është pothuaj jashtë harkut të Shqipërisë dhe besoj fortë që aleanca hapësirën e ruan shumë mirë sepse ruan të gjithë hapësirën e vendeve të saj. Por duhet të kemi një vëmendje të theksuar dhe një thirrje të opinionit publik që momente të caktuara që kanë të bëjnë sidomos me tolerancën tonë fetare që ka Shqipëria nuk duhet marrë si një gjë që e kemi gjithmonë ato por duhet ta kultivojmë, duhet të kemi një shkëputje gjithmonë më të madhe nga ekstremizmi. Ambasada bashkëvepron me organet ligj zbatuese dhe të sigurisë kombëtare dhe informacionet në rast se do të ketë sigurisht që janë bërë pjesë e shkëmbimit me institucionet ligj zbatuese”, u shpreh Klosi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




