Kluzolë 70 milionë euro anti-Itali, Juventusi e ka të pamundur blerjen e Osimhen

Nigeriani dëshiron “Zonjën” dhe anasjelltas, por transferimi është mjaft i vështirë, sepse Gallatasaraj duhet t’i paguajë shifrën e kripur Napolit për rikthimin e lojtarit në Serie A.
Sinjalet e vlerësimit dhe miqësisë mund të rezultojnë një iluzion. Sepse Osimhen është një ëndërr e pamundur për Juventusin, më shumë se sa përmbysja e Championsit në “Allianz Stadium”. Do të duhej një sforco shumë e madhe ekonomike për ta veshur bardhezi sulmuesin nigerian.

Napoli, në momentin që shiti lojtarin te Gallatasaraji verën e 2025-ës, futi edhe një klauzolë që bllokon rrugën e kthimit në Itali për Osimhen. Një klauzolë anti-Itali, që është në fuqi për 24 muaj (lojtari do të ishte i lirë nga 1 shtatori 2027) dhe ka vlerën e 70 milionë eurove vitin e parë dhe 50 milionë eurove në të dytin.
Nëse Gallatasaraji vendos ta shesë sulmuesin te Juventusi ose një klub tjetër italian, duhet t’i paguajë Napolit këtë klauzolë. Po ashtu, klubi turk duhet të bëjë llogaritë e veta në bilanc, pasi ka investuar 75 milionë euro.
Osimhen pas ndeshjes në Torino ka lëshuar sinjale të ndryshme vlerësimi për Juventusin dhe trajnerin Spalletti. Ai takoi edhe Del Pieron, por kalimi te Juventusi është thuajse i pamundur.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




