Koço Qëndro feston 97-vjetorin, ditë e shënuar për aktorin e njohur të skenës korçare

Sociale | 2 vite më parë

Aktori Koço Qendro feston sot 97-vjetorin e lindjes. Artisti korçar lindi më 15 maj të vitit 1927 dhe karriera e tij është mjaft e gjatë, ku vazhdon edhe sot të jetë aktiv në vepra të ndryshme, pavarësisht viteve që mban mbi supe.

Padyshim urimet kanë qenë të shumta për artistin jetëgjatë dhe nuk munguan edhe sot nga kolegët, miqtë dhe artëdashësit.

Koço Qendro përfaqësohet me mjaft personazhe në galerinë e tij të roleve si në teatrin e Korçës edhe në kinematografinë shqiptare. Ai ka spikatur veçanërisht në rolin e Harpagonit te komedia ‘Kopraci’ e Molierit, të cilën e ri interpretoi pas dekadash me sukses edhe pak vite më parë.

Redaksia e RTSH Korçës i uron shëndet dhe jetë të gjatë artistit korçar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme