Kolo Muani, aksident me makinë në Londër

Frikë për sulmuesin e Tottenham, Kolo Muani (i huazuar nga PSG). Francezi u përfshi në një aksident me makinë në Londër së bashku me shokun e tij të skuadrës, Wilson Odobert. Raportet fillestare konfirmojnë se të dy lojtarët shpëtuan pa dëmtime, pavarësisht dëmtimeve të makinës dhe frikës.
Sipas burimeve pranë klubit, ata iu nënshtruan kontrolleve mjekësore rutinë, me rezultate të mira. “Kolo Muani dhe Ëilson Odobert janë të dy mirë. Fatkeqësisht, ata u përfshinë në një aksident. Të gjithë të përfshirët janë mirë. Ishte një gomë që shpërtheu”, konfirmoi trajneri i Spurs, Thomas Frank, në prag të ndeshjes së tyre jashtë fushe në Ligën e Kampionëve kundër Eintracht Frankfurt.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



