Komandanti i KFOR në Kosovë: Rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë nuk është ushtarake, por politike

Kosovë | 1 vit më parë

Komandanti i Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjenerallejtënant Enrico Barduani ka deklaruar se situata në Kosovë është e qëndrueshme, por mbetet me rreziqe të eskalimit të menjëhershëm, për shkak të një sërë çështjesh të pazgjidhura.

Kwto deklarata, Komandanti i Forcës së udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Enrico Barduani i bwri gjatë raportimit të shkurtër për përfundimin e misionit para Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe Këshillit të Atlantikut të Veriut, të dyja në formatin e KFOR-it, në Shtabin e NATO-s në Bruksel.

Gjeneral Major Barduani ndau vlerësimin e tij për situatën e sigurisë, si dhe informacionet më të fundit për aktivitetet e KFOR-it dhe drejtimin e përgjithshëm të misionit.

Ai theksoi se: “Situata në Kosovë është e qëndrueshme, por mbetet subjekt i rreziqeve të përshkallëzimit të papritur, për shkak të një sërë çështjesh të pazgjidhura” dhe se pavarësisht sfidave në terren “KFOR ka qëndruar në rrugën e duhur”, duke ndihmuar në “ruajtjen e stabilitetit dhe zbutjen e situatave që mund të kishin çuar në incidente ose shpërthime të paqëndrueshmërisë” dhe duke kontribuar “në ruajtjen e një kuadri sigurie që mund të ndihmonte përpjekjet e vazhdueshme dhe të rëndësishme diplomatike”.

Duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s dhe KFOR-it për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Gjeneral Major Barduani theksoi se “KFOR-i ka treguar edhe një herë se është i gatshëm dhe i aftë të luajë rolin e tij dhe të përshtatë qasjen e tij, sipas nevojës; megjithatë, rruga drejt një sigurie të qëndrueshme në Kosovë nuk është ushtarake. Ajo është politike.”

“Që të lëvizim përpara është e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina t’i implementojmë marrëveshjet ekzistuese. Të dyja palët duhet të tregojnë fleksibilitet që të bëjnë kompromiset e nevojshme”, ka thënë ai.

Ai po ashtu, ndau vlerësimin e tij mbi situatën e sigurisë në Kosovë, duke theksuar angazhimin e qëndrueshëm dhe të suksesshëm të KFOR-it për stabilitet dhe në mbështetje të veprimeve diplomatike, me fokus të veçantë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ai theksoi gjithashtu – midis arritjeve të KFOR-it – forcimin e misionit, edhe përmes vendosjes së përkohshme të forcave rezervë, dhe bashkëpunimin e thelluar me bashkësinë ndërkombëtare, organizatat e sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura Serbe

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme