Kombëtarja e vajzave/ Zyrtarizohen dy ndeshje miqësore kundër Turqisë

Pas suksesit në fazën play-out të UEFA Nations League ndaj Qipros, ku Kombëtarja e vajzave siguroi qëndrimin në Ligën B, skuadra shqiptare do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Turqisë.
Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes FSHF-së dhe Federatës Turke, është rënë dakord që të dyja ndeshjet të zhvillohen në Stamboll më 28 nëntor dhe 1 dhjetor.
Ndeshja e parë do të luhet në stadiumin “Necmi Kadıoğlu”, më 28 nëntor në ora 14:00 ndërsa përballja e dytë do të luhet në të njëjtën orë, më 1 dhjetor në stadiumin “Yusuf Ziya Öniş”.
Turqia konsiderohet një rivale direkte për ekipin tonë kombëtar. Për këto miqësore, stafi teknik kuqezi synon të afrojë disa futbolliste të reja me origjinë shqiptare që aktivizohen jashtë vendit.
Turqi vs Shqipëri
28 nëntor, 14:00, Stadiumi “Necmi Kadıoğlu”
Turqi vs Shqipëri
1 dhjetor, 14:00, Stadiumi “Yusuf Ziya Öniş”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




