Kombëtarja e veteranëve fiton turneun “Prizren Masters Cup 2025”

Kombëtarja shqiptare e veteranëve mori pjesë në turnen miqësor të futbollit të zhvilluar në Prizren “Prizren Masters Cup 2025”. Ky turne u organizua nga ekipi vendas i veteranëve, K.V.F Prizren Masters për nder të 10 vjetorit të themelimit të klubit.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësuesja e veteranëve shqiptare, përfaqësuesja e veteranëve të Kosovës, si dhe ekipi mikpritës i Prizrenit. Përfaqësuesja shqiptare u shpall kampione e këtij turneu, duke ngritur trofeun simbolik pasi mposhti me rezultatin 2-1 ekipin e Prizrenit dhe 2-0 përfaqësuesen e Kosovës.
Pas përfundimit të ndeshjeve, ish-futbollistët shqiptarë u pritën në një takim shumë miqësor nga kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj. Gjatë qëndrimit të tyre, ata vizituan gjithashtu Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, një simbol i rëndësishëm i historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Ky turne kishte si qëllim të nxiste miqësinë dhe respektin mes komuniteteve përmes futbollit, si dhe të vlerësonte kontributin e figurave të shquara që kanë lënë gjurmë në historinë e futbollit shqiptar dhe atij kosovar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




