Kombëtarja, Kumbulla: Çdo lojtar bën zgjedhjen e tij

Kombëtarja | 1 vit më parë

Marash Kumbulla ka analizuar situatën në kombëtare, pas largimeve të shumta për shkak dëmtimesh apo edhe zgjedhjeve për të luajtur në një kombëtare tjetër. Ai është shprehur se çdo lojtar bën zgjedhjet e veta, por lojtarët aktualë që janë të grumbulluar janë të përëqëndruar vetëm tek ndeshjet dhe nuk mendojnë aspak për të larguarit.

Përpara dy ndeshjeve të kombëtares, miqësores me Gjibralatarin dhe ndeshjez zyrtare me letoninë, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash kumbulla ka analizuar situatën në skuadrën kuqezi, pas largimeve të disa lojtarëve, për shkak dëmtimi apo edhe arsye të tjera.

“Ekipi është mirë, gjithsecili bën zgjedhjet e veta. Ne mendojmë për grupin që është këtu, lojtarët që janë më Shqipërinë dhe nuk do mendojmë asgjë për lojtarët që nuk duan, nuk vijnë apo kanë bërë një zgjedhje tjetër.

Në dy ndeshjet e fundit, me Serbinë dhe Letoninë u panë disa gabime në mbrojtjen e skuadrës sonë, të cilat ndikuan në rezultat. Çfarë kanë bërë për t’i zgjidhur këto probleme, Kumbulla përgjigjet:

“Kemi parë videot dhe i kemi analizuar gabimet që kemi bërë në ndeshjet me Letoninë e Serbinë, edhe pse nuk pësuam gol. Do i përmirësojmë, kemi pasur kohë për të punuar. Tani do kemi mendjen për Gjibraltarin dhe pastaj të shohim për ndeshjen me Letoninë”.

Silvinjo do të përballet me disa mungesa në mbrojtje, dhe ndoshta Kumbulla do të marrë rolin e titullarit. Por sa i gatshëm është ai për të qenë pjesë e formacionit kryesor?

“Jam gjithmonë gati për Shqipërinë, se Kombëtarja është e të gjithëve. Normalisht të gjithë duan të luajnë për Kombëtaren. Jam në dispozicion të trajnerit, ekipit dhe të shohim përzgjedhjet e trajnerit”, tha ndër të tjera Kumbulla.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme