Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

Kombëtarja | 1 vit më parë

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet e fundit para ndeshjes me Serbinë, në stadiumin “Air Albania” .

Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilloi një seancë stërvitore të fokusuar te goditjet standarde dhe aspekte të tjera teknike të lojës.

Grupi u stërvit i plotë dhe të gjithë lojtarët janë në gjendje optimale për ndeshjen e nesërme.

Ndeshja e nesërme do të luhet në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme