Kombëtarja shqiptare triumfon përballë  Andorrës, fiton me rezultatin 3-0, zgjohen ëndrrat për në Botëror

Sport | 2 vite më parë

Kombëtarja shqiptare triumfon përballë  Andorrës. Kuqezinjtë e fituan ndeshjen me rezultatin 3-0, rezultat ky që mori formë që në 20 minutat e para të takimit.

Në minutën e 9 ishte Manaj ai që zhbllokoi rezultatin me një goditje me kokë, duke bërë që stadium të shpërthente në ovacione. 10 minuta më vonë ishte përsëri Manaj që dërgoi topin në rrjetë. Për këtë meritë të madhe pati edhe Armando Broja, i cili dha asistin pasi dribloi dy lojtarë kundërshtarë në zonë.

Kuqezinjtë e ulën ritmin në pjesën e dytë të takimit, pasi më shumë u përpoqën të kontrollonin topin dhe të ruanin avantazhin. Por në minutat e fundit të ndeshjes ishte Uzuni që e dërgoi topin përtej vijës fatale, duke vendosur në këtë mënyrë edhe rezultatin përfundimtar të takimit në 3-0. Kjo është fitorja e parë në grup për Kombëtaren tonë, e cila ëndërron për një biletë për në Kampionatin Botëror.

Shqipëria shkon në kuotën e tre pikëve në vendin e dytë të Grupit K, duke kaluar Letoninë, por pas Anglisë kryesuese.

Shqipëria i mbylli ndeshjet e marsit me tre pikë, në pritje të ndeshjes me Serbinë, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” më 7 qershor, ora 20:45.

REZULTATI FINAL:

SHQIPËRI 3-0 ANDORRA

Manaj 9′, 20′, Uzuni 90+2′

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme