Kombëtarja U-21, Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Luksemburgut

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë më 25 mars ndeshjen e dytë miqësore të këtij grumbullimi, përballë Luksemburgut. Pas barazimit pa gola në sfidën e parë ndaj Greqisë, kuqezinjtë janë nisur sot drejt Luksemburgut nga aeroporti i Selanikut.
Përpara udhëtimit, ekipi zhvilloi një seancë stërvitore në Serres të Greqisë. Ndërsa përgatitjet për sfidën e radhës do të mbyllen nesër me seancën përfundimtare në Luksemburg.
Ndeshja mes Luksemburgut U-21 dhe Shqipërisë U-21 do të luhet më 25 mars në stadiumin “Stade Georges Wohlfart”, duke nisur nga ora 18:30.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



