Kombëtarja U-21 nis përgatitjet për miqësoren ndaj Ukrainës

Kombëtarja U-21 ka nisur përgatitjet për ndeshjen e dytë miqësore të këtij muaji ndaj Ukrainës, që do të zhvillohet më 17 nëntor në “Elbasan Arena”, në orën 18:00.
Pas fitores ndaj Moldavisë, lojtarët e aktivizuar titullar në këtë sfidë kryen ushtrime në palestër dhe rikuperim. Ndërsa, lojtarët që u aktivizuan nga stoli si edhe ata që nuk morën minuta në ndeshjen e fundit zbritën në fushë dhe zhvilluan një seancë të plotë stërvitore, e fokusuar te përgatitja atletike dhe aspektet taktike për sfidën e radhës.
Ekipi do të zhvillojë seancën e radhës nesër në Moldavi, ndërsa në mbrëmje do të rikthehet në Tiranë. Kombëtarja U-21 do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës ditën e diel.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




