Kombëtarja U-21 / Trajneri Bushi: Moldavia shfrytëzon faktorin fushë!

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka komentuar paraditen e sotme ndeshjen e parë miqësore të nëntorit. Në fjalën e tij, tekniku kuqezi ka folur për ecurinë e përgatitjeve dhe ka konsideruar Moldavinë si një ekip “fushe”.
”Kemi bërë katër seanca stërvitore. Grupin e kemi të plotë, nuk kemi pasur dëmtime. Na kanë ndihmuar shumë këto ditë në stërvitje sepse kemi punuar shumë taktikisht. Dita e martë ka qenë shumë intensive, kemi punuar paradite dhe pasdite për të qenë sa më mirë ditën e ndeshjes”, tha Bushi.
“Patjetër që është e rëndësishme, për ne çdo ndeshje është e rëndësishme. Pavarësisht se nuk luajmë në kualifikuese, i vlerësojmë maksimalisht këto ndeshje. I kemi vlerësuar dhe në të shkuarën, por gjithsesi Moldavia është për t’u vlerësuar, sepse është një ekip mjaft i mirë, i fortë në fushën e vet. Të vendosin në vështirësi. Kanë vendosur ekipet e mëdha shumë në vështirësi në fushën e vet. Ne do mundohemi që t’i përgjigjemi ashtu siç dimë ne, me atë lojë që bëjmë ne. Të luajmë sa më fort, të jemi sa më bllok mbrapa dhe të ikim me kundërsulm sa më të shpejtë”, analizoi komisari teknik i Shqipërisë për moshat deri 21 vjeç.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




