Komenti sarkastik i Paul Scholes për Italinë: Është si Arsenali i kombëtareve!

Ish-mesfushori i njohur anglez analizon dështimin e radhës të “axurrëve”: Nuk janë skuadra që kemi njohur
Paul Scholes, ish-lojtar i Anglisë dhe Manchester United, aktualisht opinionist, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me eliminimin e rëndë të Italisë në Play-off-in e Botërorit 2026. Italianët u mundën me penallti nga Bosnjë Hercegovina dhe do të mungojnë në Kupën e Botës për herë të tretë radhazi.
“Italia është si Arsenali i kombëtareve, e mbushur me emocione të bazuara te lavdia e dikurshme. Nuk luajnë me një vizion të qartë si skuadër. Gjithçka ata e kanë përqendruar te veprimet individuale, prandaj dhe kanë këto paraqitje të dobëta”, – ka theksuar Paul Scholes.
Pas eliminimit nga Suedia dhe Maqedonia e Veriut më parë, Italia është eliminuar edhe nga Bosnjë Hercegovina, duke shënuar kështu një periudhë të errët të historisë së saj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



