Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve cakton kohën e transmetimit në RTSH të fushatave politike

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve përcaktoi të premten kohën e transmetimit në radiotelevizionin publik (RTSH) të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore.
Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, do të kenë një minutazh kohor transmetimi të barabartë prej 90 minuta secila, përkatësisht 60 minuta në televizionin publik dhe 30 minuta në radion publike.
Partia Socialdemokrate do të ketë një minutazh kohor transmetimi të barabartë prej 45 minutash, përkatësisht 30 minuta në televizionin publik dhe 15 minuta në radion publike.
Një minutazh kohor transmetimi të barabartë prej 20 minuta, përkatësisht 10 minuta në televizionin publik dhe 10 minuta në radion publike do të kenë partitë joparlamentare:
- Lëvizja Shqipëria Bëhet
- Partia Nisma Thurje
- Partia Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptar
- Partia Djathtas 1912
- Partia Lëvizja Bashkë
- Partia Koalicioni Euroatlantik
- Partia Mundësia
- Partia Aleanca Demokracia e Re
- Lëvizja Atdheu
- Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare
Komisioneri miratoi edhe rregullat dhe kriteret e ndarjes së hapësirave reklamuese zgjedhore në billboard dhe city lights në mënyrë të barabartë.
Bashkitë, jo më vonë se 35 ditë para datës së zgjedhjeve, hartojnë një listë të hapësirave të lejuara për reklamat zgjedhore dhe menjëherë e publikojnë atë në faqet zyrtare përkatëse, si dhe njoftojnë subjektet zgjedhore dhe KQZ.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




