Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndërtimin e një fushe të re futbolli në Luginën e Preshevës

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së zhvilloi mbledhjen e radhës këtë të premte në “Shtëpinë e Futbollit”.
Ndër vendimet më të rëndësishme të marra gjatë kësaj mbledhjeje ishte ndërtimi i një fushe futbolli në Luginën e Preshevës, një investim historik nga Federata e Futbollit, pasi përfaqëson investimin e parë të këtij lloji në këtë trevë me popullsi shqiptare.
Ky projekt synon të krijojë një hapësirë të sigurt, edukative dhe nxitëse për zhvillimin fizik, emocional dhe shoqëror të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë të asaj treve. Përveç kësaj, fusha do të shërbejë si një qendër komunitare sportive, ku do të mund të organizohen ndeshje, turne dhe aktivitete ndërkufitare.
Në korrik te këtij viti, FSHF financoi dhe mbështeti organizimin e turneut të futbollit në Luginen e Preshevës, ne te cilin morën pjesë rreth 350 femijë shqiptarë nga Lugina dhe diaspora, të moshave 7-13 vjeç.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




