Konkursi i gjuhës shqipe – Vlerësohen njohuritë gjuhësore të nxënësve në fazën e dytë

Sociale | 3 vite më parë

Nxënësit e arsimit para universitar i janë nënshtruar këtë të hënë fazës së dytë të konkursit kombëtar të gjuhës shqipe. Çdo pesë shkolla kanë konkurruar me njëra tjetrën për nxjerrë fitues nga 1 institucion arsimor.

Kamera e RTSh-së ka ndjekur nga afër konkursin e zhvilluar në shkollën Kosova ku nxënësit  janë vlerësuar për njohuritë e  tyre gjuhësore, për aftësinë e krijimit  të një proze apo poezie,  për diskutimin  rreth një teme të caktuar, si dhe për aftësinë e tyre  në hartim të një projekti  që përkthehej  me sasinë më të madhe të pikëve.

Ky konkurs i cili zhvillohet për herë të dytë synon jo vetëm vlerësimin e njohurive në gjuhën shqipe por edhe në kultivimin e një brezi të ri të përkushtuar ndaj trashëgimisë së tyre kulturore.

Në konkursin e gjuhës shqipe janë angazhuar 11 mijë nxënës nga 900 shkolla të vendit .Fazat e gjysmë finaleve dhe finalet e këtij konkursi kombëtar do të transmetohen në valët e Radio Televizionit Shqiptar.  

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme