Kopshti i fluturave në Mjedë, i riu nga Vau i Dejës kthen pasionin e tij në atraksion turistik
Në fshatin Mjedë të Vau i Dejës, një i ri ka ngritur fermën e parë të fluturave në Shqipëri, duke e kthyer pasionin për biologjinë në një sipërmarrje inovative dhe atraktive.
Marko Prendi tregon se ideja për “Kopshtin e Fluturave” ka lindur rreth dy vite më parë, si një dëshirë për të sjellë diçka ndryshe në zonë.
Në kopsht, vizitorët kanë mundësinë të mësojnë nga afër ciklin jetësor të fluturave.
Së fundmi, fluturat e këtij kopshti kanë nisur të kërkohen edhe për evente të ndryshme, përfshirë festa dhe dasma, ku ato përdoren si simbol i bukurisë dhe i fillimeve të reja, duke i dhënë një dimension unik organizimeve.
Përmes kësaj nisme, Marko synon të përcjellë rëndësinë e natyrës dhe paqen që ajo ofron.
“Kopshti i Fluturave” në Mjedë po shndërrohet gradualisht në një pikë referimi për turizmin alternativ dhe edukimin mjedisor, duke dëshmuar se idetë e reja dhe pasioni mund të kthehen në modele suksesi edhe në zonat rurale. Këtu, krahas shumëllojshmërisë së fluturave, mund të gjenden edhe modele të ndryshme të balsamosura.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




