Korçë/ Parkut “Vangjush Mio” i shtohen 3 500 pemë dekorative

Sociale | 6 vite më parë
Bashkia Korçë vijon punën për zgjerimin e hapësirave të gjelbëruara duke mbjelljë pemë të reja dekorative dhe duke zëvendësuar ato  të dëmtuara, me të reja.
 
Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo shprehet se 3500 pemë dekorative do të mbillen gjatë këtij sezoni dimëror mbjelljesh për të shtuar sipërfaqen e gjelbër në Korçë
 
Sipas tij, rreth 15.000 m2 është sipërfaqa e gjelbër që i është shtuar qytetit të Korçës gjatë vitit 2020.
 
“Sot në parkun “Vangjush Mio” i cili së fundmi po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë infrastrukturorë me trotuare dhe stola, u mbollën fidanët e parë”-  tha Filo.
 
Kryetari i bashkisë Korçë, bën të ditur se, së shpejti do të fillojë proçesi i pyllëzimit edhe në Shtyllë, Polenë dhe Voskopojë.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme