Koret anti-shqiptare në Leskovac i kushtojnë shumë Serbisë, Komiteti Disiplinor i FIFA-s mbyll 25% të stadiumit për ndeshjen me Letoninë

Sjellja jo sportive në shkallët e stadiumit nga ana e tifozëve të saj i kushton shumë Serbisë, e cila në takimin e radhës të vlefshëm për Eliminatoret e Botërorit 2026, do të duhet që të luajë në një stadium me një kapacitet të reduktuar mbështetësish.
Për takimin me Letoninë, i cili do të mbahet në Leskovac, Federata Serbe e Futbollit ka bërë me dije se impianti nuk do të mbushet me kapacitet të plotë pasi Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka “mbyllur” 25% të vendeve në formë dënimi për koret anti-sportive të dëgjuara në ndeshjen e fundit të luajtur aty ku Shqipëria mundi vendasit me golin e Manajt.
Fakti që këto kore janë një fenomen që përsëritet prej takimesh radhazi Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka gjobitur Federatën Serbe të Futbollit me një gjobë prej 87,500 mijë frangash svicerane.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




