Vorë–Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë. Investimi do të shtrihet mbi gjurmën e hekurudhës ekzistuese
Projekti për rikonstruksionin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit u prezantua në Lezhë përmes një dëgjese publike me komunitetet e zonave ku do të kalojë kjo vepër infrastrukturore. Investimi parashikon rehabilitimin e gjurmës ekzistuese të hekurudhës dhe përshtatjen e saj me standardet evropiane të transportit.
Projekti ka hyrë në fazën e përzgjedhjes së kontraktorit, ndërsa punimet pritet të përfundojnë deri në vitin 2030.
Linja hekurudhore Vorë-Hani i Hotit do të shtrihet në rreth 120 kilometra dhe do të jetë tërësisht e elektrifikuar. Trenat do të lëvizin me shpejtësi deri në 120 km/orë, duke transportuar udhëtarë dhe mallra.
Projekti përfshin rikonstruksionin e 12 stacioneve, 12 urave dhe ndërtimin e një tuneli, me kohë udhëtimi rreth 2 orë. Investimi prej rreth 356 milionë eurosh synon modernizimin e transportit hekurudhor dhe lidhjen e Shqipërisë me rrjetet rajonale e evropiane.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




