Kosova, Foda publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e shtatorit

Kosova | 1 vit më parë

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e para në Grupin B, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Kosova do t’i nisë këto kualifikime me dy përballje. Fillimisht si mysafire kundër Zvicrës, më 5 shtator në Bazel dhe më pas në “Fadil Vokrri” kundër Suedisë. Dardanët synojnë të japin maksimumin në këto dy ballafaqime për të nisur mbarë këtë cikël kualifikues.

Stërvitjen e parë Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë, të hënën, më 1 shtator, në orën 17:00 në Kampin Nacional në Hajvali. Paraprakisht, në orën 12:00, përzgjedhësi Foda do të paraqitet në konferencë për media në hotel “Emerald”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme