Kosovë – Nenad Rashiqi dështon të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit, ndërpritet seanca konstitutive

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës nuk është kryer as këtë të enjte (28 gusht), pasi deputetët dështuan të zgjedhin nënkryetarin serb. Deputeti Nenad Rashiq nuk ka marrë votat e mjaftueshme as në përpjekjen e 59-të të seancës konstituive. Kjo është hera e dytë që ai nuk votohet për këtë post, ndërsa ka të drejtë të nxirret në votim edhe një herë tjetër.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ndërpreu seancën, duke thënë se administrata e Kuvendit do të njoftojë se kur mund të rifillojë.
Zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb është hapi i fundit për të konstituuar Kuvendin e Kosovës përfundimisht, por duket se partitë politike nuk po e gjejnë dakordësinë as në këtë pikë.
Dimal Basha u zgjodh në krye të Kuvendit të Kosovës dy ditë më parë, duke i dhënë fund një ngërçi të gjatë politikë. Nënkryetarë janë zgjedhur Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala nga tri partitë më të mëdha politike në vend, Lëvizja Vetëvendosje dhe dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa Emilija Rexhepi u zgjodh nënkryetare nga pakicat joserbe.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




