Kosovë- Pas dështimit për formimin e qeverisë “Kurti 3”, presidenca konfirmon: Presidentja Osmani fton partitë për konsultime kushtetuese

Kosovë | 1 vit më parë

Me dështimin e votimit të Qeverisë së re të propozuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, procesi për formimin e institucioneve kalon zyrtarisht në kompetencat e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kabineti i Presidentes ka konfirmuar se ajo do të ndërmarrë hapat e ardhshëm ligjorë.

“Presidentja Osmani do t’i ftojë partitë politike për konsultime gjithsesi brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese,” deklaroi për RTK, Bekim Kupina, këshilltari për media i Presidentes.

Ky njoftim vjen pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti të japë votëbesimin për kabinetin “Kurti 3”, i cili mori vetëm 56 vota pro, kundër 52 kundër dhe 4 abstenimeve.

Presidentja Osmani kishte paralajmëruar më parë se, në rast të dështimit të votimit, ajo do të kishte afat dhjetë ditë për të thirrur partitë politike në konsultime, me qëllim verifikimin nëse ndonjë subjekt politik mund të sigurojë shumicën e 61 votave të nevojshme për një Qeveri të re.

Kryeparlamentari Dimal Basha ka theksuar se hapat e ardhshëm kushtetues i takojnë tani Presidencës, duke konfirmuar se faza e formimit të qeverisë ka përfunduar për propozimin e fundit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme