Kosovë-Zvicër, Foda “kursen” Avdullahun dhe Hajdarin, janë një të verdhë larg pezullimit

Botërori 2026 | 12 muaj më parë

Kosova dhe Zvicra do të luajnë sot 90’ e fundit të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2026. Të dy skuadrat (thuajse) kanë arritur që të marrin atë çfarë kërkonin nga Grupi B me Zvicrën që kryeson me 13 pikë dhe Kosovën, e cila e ndjek me vetëm tri pikë më pak.

Golaverazhi ka bërë që kjo ndeshje të mos ketë më shumë rëndësi pasi Kosova për të siguruar kualifikimin direkt në Botëror duhet të mposhtë Zvicrën me gjashtë a më shumë gola diferencë.

Formacioni i projektuar nga Franco Foda tregon qartë se fokusi tashmë është plotësisht drejt fazës play-off. Për këtë motiv komisari teknik gjerman ka vendosur që të mos rreshtojë sot që nga minuta e parë dyshen Avdullahu-Hajdari.

Të dy lojtarët, të cilët kishin mundësi për të përfaqësuar Zvicrën, nuk do të jenë sot prezent në Fadil Vokrri pasi janë vetëm një karton të verdhë larg pezullimit. Foda nuk kërkon që të rrezikojë, aq më tepër në një ndeshje ku thuajse nuk luhet më për asgjë, duke vendosur që të mos aktivizojë lojtartë, të cilët do të jenë gati për takimin e parë të play-off.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme