KQZ letër Policisë së Shtetit: Të ruhet Pallati i Sportit “Feti Borova” nga 1 prilli deri më 20 maj, numërohen votat e diasporës

Politikë | 2 vite më parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në një letër drejtuar Policisë së Shtetit, kërkon marrjen në ruajtje të Pallatit të Sportit “Feti Borova” pranë Parkut Olimpik të Tiranës nga data 1 prill deri më 20 maj, pasi është caktuar si vendi për administrimin e dokumentacionit të votimit të votave të diasporës.

Letra është dërguar një ditë mëparë nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi drejtuar kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku për herë të parë të drejtën e votës dhe të zgjedhjes e ushtron dhe diaspora.

“I nderuar Z. Proda,

Duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm midis dy institucioneve tona në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025, ju vë në dijeni se me Vendimin Nr. 312, datë 24.03.2025, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Për caktimin e vendit të numërimit të votave nga jashtë për zgjedhjet për Kuvend, të datës 11 maj 2025”, Pallati i Sportit “Feti Borova” pranë Parkut Olimpik të Tiranës është caktuar si vendi për administrimin e dokumentacionit të votimit nga jashtë, si dhe për zhvillimin e procesit të numërimit të votave përkatëse.

Jeni të lutur të merren masat përkatëse për ruajtjen e këtij objekti për periudhën 1 prill deri në 20 maj”, thuhet në letrën e KQZ.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme