Kristiano Ronaldo “rikthehet” në La Liga si president klubi…me mbështetjen e sauditëve

Spanjë | 2 vite më parë

Kristiano Ronaldo mund të rikthehet në Spanjë, por kësaj herë jo për të shënuar gola. Sipas “Mundo Deportivo” mësohet se ylli portugez i futbollit është gati të marrë të tjera përgjegjësi duke u bërë u bërë pronar i një skuadre spanjolle të futbolli.

Deri më tani është mësuar se Ronaldo është i interesuar që të zotërojë ekipin e Valencias. Ndërsa Hulian Redondo ka zbuluar se diçka e tillë do të ishte e mundur vetëm nëse Valencia nuk zbret në Kategorinë e Dytë.

Mediet spanjolle bëjnë me dije se ky operacion nuk do të ishte i mundur nëse Ronaldo nuk do të mbështetej edhe nga fuqia e madhe financiare e Princit Mohammed Bin Salman ose e Fondit Publik Saudit të Investimit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme