Kritikoi trajnerin Slot, Salah nuk grumbullohet për ndeshjen kundër Interit

Sport | 11 muaj më parë

Momo Salah nuk do të luajë në “San Siro” kundër Interit. Grindja e tij me Arne Slot pas barazimit kundër Leeds i kushtoi egjiptianit grumbullimin për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Trajneri holandez dhe drejtuesit e klubit vendosën të merrnin masa të ashpra ndaj ish-lojtarit të Romës, duke e lënë jashtë pavarësisht një ndeshjeje shumë të rëndësishme dhe vendimtare.

Salah mori pjesë në seancën e fundit stërvitore, duke u dukur i buzëqeshur, dhe është e qartë se ky ishte një vendim ndëshkues, jo teknik apo fizik.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme