Kryepeshkopi Joan mban liturgjinë e parë pas fronëzimit

Aktualitet | 2 vite më parë

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, ka mbajtur liturgjinë e parë në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare pas caktimit të tij në këtë detyrë. Shërbesa u mbajt në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, një ditë pas ceremonisë së fronëzimit të tij si kryepeshkop.

Gjatë fjalës së tij, Kryepeshkopi Joan theksoi se forcimi i unitetit brenda Kishës është një nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimet e saj. Ai kujtoi periudhën e vështirë të diktaturës komuniste, ku, sipas tij, muret e jashtme të kishave u shkatërruan, por besimi i popullit shqiptar mbeti i pandryshuar.

“Falenderojmë dhe nderojmë martirët e lirisë që përhapën dritën e besimit në trevat ku jetojmë, një listë e gjatë të cilën do ta kujtojmë me nderim e mirënjohje. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX kisha u përball me persekutimin e egër komunist. Diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por nuk mundi të shkatërrojë zemrat e besimit”, tha ai.

Ceremonia u ndoq nga qindra besimtarë të pranishëm në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ku u manifestua një atmosferë e ngrohtë e besimit dhe shprehur nderimi për udhëheqësin e ri të Kishës Ortodokse Shqiptare.

Një ditë më parë u zhvillua ceremonia e Fronëzimit të kryepeshkopit Joan si drejtuesi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, pasardhësi i kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme