Kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvillon një takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Përmes një postimi në postimi në twitter, ministria e Jashtme e Greqisë bën me dije se kryedemokrati “Lulzim Basha mbështet zgjidhjen e çështjes së kufirit detar mes Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.”
“Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok të zgjidhim çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat përfshirë edhe lehtësirst për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për anullimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian.”, shkruan Lulzim Basha në twitter. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




