Kujdesi me pesticidet, respektimi i rregullave mbron prodhimin dhe shëndetin

Aktualitet | 4 muaj më parë

Për të mbrojtur kulturat bujqësore dhe për të garantuar një prodhim të sigurt, fermerët duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë procesit të spërkatjes së bimëve. Përdorimi i pesticideve mbetet një nga hallkat më të rëndësishme të këtij procesi, por edhe një nga më të ndjeshmet për shëndetin dhe mjedisin.

Specialisti i bujqësisë, Balil Bineri, thekson “se fermerët duhet të zbatojnë me përpikëri rregullat e përdorimit të pesticideve, të cilat përcaktohen nga Ministria e Bujqësisë”.

Bineri thekson  se jo të gjitha preparatet mund të përdoren lirshëm, pasi një pjesë e tyre janë ndaluar ose kufizuar për shkak të ndikimeve negative që mund të kenë në kulturat bujqësore, në shëndetin e njeriut dhe në mjedis.

Ndërkaq kujdesi në çdo fazë të spërkatjes jo vetëm që mbron kulturat bujqësore, por garanton edhe sigurinë e konsumatorëve dhe ruajtjen e mjedisit.

Gazetare: Leonida Koçiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme