Kukës – Temperatura të larta dhe mot me diell, banorët: Qyteti më i gjallëruar dhe i pastër

Aktualitet | 2 vite më parë

Moti i ngrohtë dhe me diell në Kukës ka nxitur qytetarët të dalin për shëtitje në shëtitoren dhe rrugicat e qytetit.

Familje, të rinj dhe të moshuar kanë shijuar qetësinë e ditës dhe ajrin e pastër.

“Tani jemi pleq, jemi lodhur. Shpresat i kemi shyqyr që po dalim në Shëngjergj. Muaji prill është një muaj i shijshëm, për arsye se vjen pranvera, vjen gjelbërimi.“

“Kohë shumë e mirë, e bukur dhe re nuk shikon fare. Kjo kohë është normal për muajin prill. Duket edhe mali i Gjallicës, që pothuajse ka shkrirë komplet. Vetëm maja është…“

Nga banorët nuk mungojnë vlerësimet për gjelbërimin dhe pastërtinë e qytetit.

“Ka dashur Zoti të kemi një qytet të pastër, të mirë. Rreth e përqark është uji.“

“Me thënë të drejtën, Kukësi e mban qytetin e pastër. Edhe letra nuk i hedhin në tokë kur lëvizin.“

Dita me diell ka rikthyer gjallërinë në Kukës, duke sjellë një atmosferë të këndshme dhe pozitive për banorët.

Gazetare: I. Bajraktari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme