Kukësi mbetet pa trajner, largohet Sedat Pajaziti

Kategoria e Parë | 1 vit më parë

Përfundon aventura e Sedat Pajazitit në krye të skuadrës së Kukësit. Klubi verilindor dhe trajneri kanë mbyllur me konsensus bashkëpunimin mes tyre. Pas 5 javësh kampionat, Kukësi renditet në vendin e 10-të në klasifikim në kuotën e 4 pikëve.  

“Futboll Klub Kukësi njofton se, me marrëveshje të dyanshme, është vendosur ndërprerja e bashkëpunimit me trajnerin Sedat Pajaziti.

Klubi shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për kontributin e dhënë, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës së angazhimit të tij me skuadrën tonë.

Administratori dhe Presidenti i FK Kukësit falënderojnë trajnerin Pajaziti dhe i urojnë suksese të mëtejshme në karrierë dhe gëzojnë respektin maksimal për punën e kryer deri më tani”, shkruhet në njoftimin e klubit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme