Kukësi zyrtarizon trajnerin e ri, rikthehet Bledar Devolli

Kukësi nuk humbet kohë dhe zyrtarizon trajnerin e ri, që zë vendin e lënë bosh nga Pajaziti. Bledar Devolli rikthehet në krye të skuadrës verilindore. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Kukësi prezanton trajnerin e ri.
“Futboll Klub Kukësi njofton rikthimin e trajnerit Bledar Devolli në krye të skuadrës sonë. Devolli, i cili ka drejtuar ekipin edhe dy sezone më parë, rikthehet për të udhëhequr projektin sportiv të klubit në këtë fazë të re.
Trajneri Devolli sjell me vete përvojë e tij në futbollin shqiptar, teksa e njeh mirë Kukësin, të kontribuojë në objektivat e ekipit për sezonin aktual.
Futboll Klub Kukësi i uron trajnerit Devolli mirëseardhje dhe shumë suksese në detyrën e re”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




