Kultivimi i bishtajoreve, çmimi i shitjes justifikon kostot dhe lodhjen

Familja Muska nga Kosova e Vogël në Lushnje ka zgjedhur që në një sipërfaqe prej 3 dynymësh të kultivojë bizelen, sepse shitja e saj është e garantuar. Tani prodhimi është duke u vjel. Është shitur dhe me 180-200 lekë/kg. Për momentin po shitet me 110 lekë për kg.
“Kur është malli i mirë shitet vet, ne na i kërkojnë tregtarët”, tha fermere Hajrie Muska.
Djali i kësaj familjeje provoi emigrimin, por u kthye të merrej me bujqësi. Ai thotë se më mirë të jesh pronar në tokën tënde sesa punëtor në emigrim.
“Kam qenë në Greqi por është më mirë këtu se në emigrim”, tha Erald Muska.
Zakonisht punojnë të tre në ara e kur kanë më shumë nevojë marrin dhe punëtorë, të cilët i paguajnë 2500- 3000 lekë në ditë.
Gazetare: N. Spahiu
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




