Kumbulla nuk bind Gasperinin, Roma e zëvendëson me Cresswell ose Mavrapanos

Itali | 1 vit më parë

Marash Kumbulla nuk ka bindur trajnerin e ri të Romës dhe për këtë motiv një rikthim i tij në Spanjë nuk është për tu përjashtuar. Sipas medieve italiane mbrojtësi shqiptar nuk shikohet si një lojtar i vlefshëm për kauzën verdhekuqe pasi Gasperini ka veçuar deri më tani dy lojtarë, të cilët mund të bëjnë më mirë se ai.

Nëse Marash Kumbulla do të largohej nga Roma atëherë klubi italian ka vendosur se kush janë objektivët për tu ndjekur në merkato. Objektivi numër një është mbrojtësi i Tuluzës, Charlie Cresswell ndërsa pëlqehet edhe Mavrapanos i West Ham.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme