Kune-Vaini ”pushtohet” nga Flamingot, klima e butë dhe ushqimi ka rikthyer shpendët në dimër

Aktualitet | 11 muaj më parë

Laguna e Kune-Vainit në Lezhë është “pushtuar” me hijeshi nga flamingot, shpend migratorë që zakonisht shfaqen në vjeshtë, por që këtë vit, të joshur nga klima e butë dhe ushqimi i bollshëm, kanë zgjedhur të qëndrojnë më gjatë.

Prania e flamingove, pelikanit kaçurrel dhe shumë shpendëve të tjerë në Lagunën e Kune-Vainit dëshmon se kjo zonë e mbrojtur mban ende forcën e vet rigjeneruese dhe kapacitetet e saj jetësore.

“Janë kthyer rreth 120 flamingo, që përbëjnë një koloni potenciale, por krahas tyre ka dhe shpendë të tjerë. Kemi një rikthim të herëpashershëm dhe të pelikanit kaçurrel. Ata duan mbrojtje, strehim dhe ushqim dhe në këtë periudhë të vitit laguna është ideale”, u shpreh eksperti i mjedisit, Jak Gjini.

Kune-Vaini vijon të ruajë pasurinë e vjetër natyrore, ndërsa mozaiku i habitateve të saj ofron strehë për rreth 200 lloje shpendësh. Spektakli që dhurojnë flamingot në këtë kohë të vitit po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë, të mahnitur nga bukuria e tyre e papritur.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme