Kupa e Afrikës: Algjeria në çerekfinale, i bashkohet edhe Bregu i Fildishtë

Algjeria është në çerekfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës. Ekipi i Vladimir Petkoviç eliminoi Republikën Demokratike të Kongos me një gol në kohën shtesë (119′) nga Boulbina.
Algjeria do përballet me Nigerinë në raundin tjetër, por mund të jetë pa Ismael Bennacer, i cili ka qenë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në kofshë.
Kampionët në fuqi, Bregu i Fildishtë, gjithashtu u kualifikua, pasi mposhti lehtësisht Burkina Fason me rezultatin 3-0. Në çerekfinale do të përballet me Egjiptin e Mohamed Salah në Agadir të shtunën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




