Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

Futboll Bota | 9 muaj më parë

Me kalimin e ditëve FIFA po vendoset në një pozicion gjithmonë e më të vështurë karshi tifozëve, të cilët duan që të ndjekin direkt ndeshjet e Botërorit 2026.

Çështja kryesore, e cila ka bërë që të gjithë të rebelohen është ajo që ka lidhje me çmimet e biletave. FIFA ka pranuar se nuk mund të bëjë asgjë për të evituar rishitjen e biletave pasi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një veprimtari e tillë është e ligjshme.

Me kalimin e ditëve ka dalë në pah edhe një tjetër problem. Siç dihet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës transporti publik nuk është i zhvilluar ashtu si në Europë dhe për këtë motiv shumë struktura spotive aksesohen vetëm nëpërmjet veturave.

Sipas Henry Bushnell të “The Athletic”, FIFA po shet edhe vendet e parkimit pranë impianteve sportive. Një vend parkimi pranë “SoFi Stadium” në Los Angeles po shite për rreth 250 deri në 300 dollarë amerikanë. Si të mos mungonte çmimi i lartë i vendeve të parkingut, tifozët janë ankuar edhe për vendndodhjen e tyre pasi për të shkuar deri në stadium duhet që të ecin për gati 1500 metra.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme