Kupa e Botës 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Nish për ndeshjen ndaj Serbisë

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar mesditën e sotme drejt Nishit, në Serbi, në kuadër të ndeshjes kualifikuese që do të luhet nesër në mbrëmje në Leskovac.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën ka udhëtuar i gjithë ekipi, ndërsa pas mbërritjes në aeroportin e Nishit, skuadra është akomoduar menjëherë në hotel.
Pasditen e sotme, në orën 16:30, do të zhvillohet konferenca zyrtare para ndeshjes me trajnerin Silvinjo dhe mbrojtësin Elseid Hysaj, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac. Konferenca për mediat do të transmetohet live në FSHF TV dhe në kanalin zyrtar të FSHF në YouTube.
Pas konferencës, skuadra do të zhvillojë stërvitjen e fundit në orën 17:30 dhe do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Serbisë, që do të luhet nesër, në orën 20:45, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




