Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Elbasani sfidon Flamurtarin, Gvozdenoviç: Synojmë të bëjmë një rrugëtim të gjatë!

Elbasani i ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen me Flamurtarin, e vlefshme për 1/8 e Kupës së Shqipërisë. Duke ditur se do të luhet vetëm një ndeshje, në kampin verdheblu janë përgatitur për ç’do skenar.
Në daljen e tij të zakonshme një ditë para ndeshjes, trajneri Ivan Gvozdenoviç, i gëzohet rikuperimeve që do të ketë në këtë sfidë dhe thekson se ndaj Flamurtarit do të japin maksimumin për ta kaluar këtë kundërshtar dhe të vazhdojnë rrugëtimin në Kupën e Shqipërisë.
“Kërkojmë që të bëjmë një rrugëtim sa më të gjatë në këtë kompeticion. Mendoj se kemi lojtarët e duhur për të përballuar luftën në dy fronte”, tha tekniku.
Verdheblutë janë një ndër ekipet që nuk kanë bërë ende asnjë lëvizje në merkato. Serbi i pankinës elbasanase flet për këtë çështje, por pa zbuluar shumë detaje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




