Kupa e Shqipërisë në RTSH, gjysmëfinalet premtojnë spektakël

Nuk ka pushim në futbollin shqiptar dhe pas kampionatit skenën e rrëmben Kupa e Shqipërisë. Do të luhen këtë mesjavë ndeshjet e para gjysmëfinale të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në vend.
Të mërkurën në 2 prill, në orën 19:00 në “Loro Boriçi”, Vllaznia do të përballet me Dinamon, në një sfidë që premton spektakël. Ndërsa të enjten në 3 prill, në Rrogozhinë luhet akti i parë i përballjes Egnatia-Partizani, që vlen një vend në finalen e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë.
Të dyja këto ndeshje do të vijnë drejtpërdrejt për shikuesit në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




