Kupa e Shqipërisë për vajza: Egnatia dhe Apolonia, një hap larg finales

U zhvilluan sot ndeshjet e para gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë për vajza, me dy fitore të thella që afrojnë skuadrat e Egnatias dhe Apolonisë me finalen e madhe të këtij edicioni.
Egnatia triumfoi me rezultatin 4-1 ndaj Tiranës në sfidën e luajtur mesditën e sotme, ndërsa Apolonia siguroi një fitore bindëse 0-5 në transfertë ndaj Kinostudios.
Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 23 prill dhe priten të përcaktojnë dy finalistet e edicionit të 16-të të Kupës së Shqipërisë.
Rezultatet e gjysmëfinaleve (ndeshjet e para):
Egnatia 4-1 Tirana / Tirana – Egnatia (23 prill)
Kinostudio 0-5 Apolonia / Apolonia – Kinostudio (23 prill)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



